Warning: Declaration of JParameter::loadSetupFile($path) should be compatible with JRegistry::loadSetupFile() in /home/shshsh/public_html/libraries/joomla/html/parameter.php on line 0

Fatbardha Mulleti (Saraçi) (3)

Faqja letrare e shkrimtares

Fatbardha Mulleti (Saraçi)

Ka lindur më 8.11.1939 në Tiranë. Nga i ati, Haki Mulleti, nëpunës i ndershëm dhe atdhetar, trashigoi dhe u ushqye me ndjenja fisnike. Që në moshën 5 vjeçare provoi persekutimin komunist. Babai i burgosur në vitin 1945, ndërsa familja internohet në Kavajë, ku dhe kreu shkollën 7 vjeçare në vitin 1952.

Mbaron gjimnazin “29 Nëntori” në Shkodër në vitin 1957. Më pas punon si arsimtare në fshatrat e Lezhës: Kallmet, Manati, Blinisht dhe në Dajç të Zadrimës.

Vazhdoi studimet e larta pa shkëputje nga puna dhe mbaroi Institutin Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani” në Tiranë, dega biologji-gjeografi-kimi në vitin 1963, ndërsa më 1970-tën mbaron Universitetin e Tiranës po pa shkëputje nga puna në degën kimi-biologji, fakulteti i shkencave të natyrës.

Në vitin 1975 e largojnë nga arsimi për shkak “biografie”, sepse nuk pranoi të bashkëpunojë me sigurimin e shtetit. Më vonë punoi punëtore në repartin e kapsave të rrobave në Kombinatin e Drurit në Shkodër.

Pat jetë të shkurtër bashkëshortore (mbasi i shoqi Kolindo Saraçi vdiq pas 8 vite martese), me të cilin ka një djalë, Peter.

Read more...

DRANDE JAKJA

Ajo i ka kaluar të nëntëdhjetat, po i afrohet njëqind vjeçarit; është një grua nga veriu i Shqipërisë, një grua fisnike, që tregon me vërtetësi jetën e saj. Ajo tregon: - Qeveria komuniste m’a filloi persekutmin që nuk m’u nda, derisa erdhi demokracia. Drandja ku e internuan dëgjoi të folura nga Shkodra, nga Durrësi, Vlora, nga gjithë Shqipëria. Ishin në kalanë e Beratit…Të folurat ishin të ndryshme, por fatkeqësitë i kishin të njëllojta.. Bukë misri, me krymba supa e orizit. 

-Si do t’a përballoja jetën me katër fëmijë në këto kushte? Na nisën me makina e na çuen në kamp, në Turan të Tepelenës e na futën në kazerma, ajo ishte e shtruar me çimento. U mbush kazerma me dyqind vetë: gra, nuse, të reja, vajza, djem, fëmijë e pleq. Në kazermën-kamp ishin dy mijë njerëz. Natën e parë vdiq një plak nga Mirdita dhe një vajzë e vogël nga Shkodra. Ishin vdekjet e para që përjetonim. Na kapi tmerri.

Vdekjet shkaktoheshin nga dizanteria, tifoja e morrit dhe helmimet. “O Zot m’i ruaj këta fëmijë, lutesha orë e minutë. Ishte një djalë nga Kukësi, po luante. Nuk e dij pse u ngatërrua me kapterrin që i ra grusht atij djali. Muharrem Kaloshi i thonin, ishte i gjatë, i hajthshëm. Djali u nervozue e i ra grusht kapterrit në fëtyrë. E rrahën djalin për vdekje në hetuesi të Gjirokastrës, të nesërmen e sollën të vdekun në kamp. Vdekje, vdekje çdo ditë, çdo natë në mëngjes, në drekë e në darkë.

Read more...

ZOJË GJELOSHI E DRANDE STAKJA

Po të njihesh me Zojë Gjeloshin të mbetet në kujtesë, një grua trupvogël,

me një fytyrë ovale, me faqe të kuqe, me bishtalecat rreth fytyrës dhe shaminë e saj e zezë rreth kokës.

Është një grua plot gjallëri dhe punëtore, kujdeset për nipërit e mbesat e saja. Më tregon një vërtetim (Vendimi numër 445 e datës 13.12.1991, njohjen e interrnimit në rrethin e Tepelenës nga 10. 06. 1948 deri me

10. 12. 1954). Ja si tregon ajo, jetën e saj:  "Jam vajza e Gjelosh Dedës prej Vuksani, datëlindja 1930. Më martuen 16 vjeçe (siç ishte tradita në malësi) me Gjon Marashin (që në atë kohë ishte ushtar), ishte djali i vetëm i Marash Sokolit. Në ushtri burrin tim e banë kandidat partie. Kur u kthye nga ushtria (mbas dy vjetësh) e caktuen kryetar këshilli, të rinisë (kishte katër detyra) në fshatin Gimaj. E ndanë fshatin

përgjysëm. Aty djali i ri pat grindje me kryetarin Mark Ndoc  Buçaj, pau shumë padrejtësi që u baheshin fshatarëve. Atëhere ai doli në mal, u nisën për në

Guci, fshat ku ndodheshin kushërinjtë e tij. Ai hynte e dilte kufirin me shpresën

Read more...
Subscribe to this RSS feed
Warning: count(): Parameter must be an array or an object that implements Countable in /home/shshsh/public_html/templates/gk_shop_and_buy/html/com_k2/templates/default/category.php on line 191

Log In or Register